Aktakuzë kundër 33 personave për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

0
52

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tridhjetetre (33) personave me inicialet Z.S., B.N., A.H., A.M., M.M., O.K., R.M., D.S., D.K., J.S., Z.B., B.M., A.P., Z.R., K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M., B.L., N.G., I.J., J.M., M.J., N.B., N.J., S.I., Xh.J., A.I., B.U., B.M. dhe F.I., për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit Z.S., B.N., M.M., A.M dhe A.H., që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, në bashkëkryerje edhe me të pandehurin D.V., i cili gjendet në arrati , në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat e përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Të lartcekurit kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike, dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare duke mbikëqyrë rrugët e brezit kufitar, ashtu që ju kanë mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V dhe personave të tjerë si transportues të mallrave duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovë. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit në të njëjtën periudhë kohore, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë marrë – pranuar para, në atë mënyrë që ata si persona zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë, në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, kanë pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Të pandehurit O.K., R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M dhe A.P. që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat të përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri O.K. në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, dhe të pandehurit R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M., A.P., në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndërrimit ”B”, të SPMK në Zubin Potok, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, ashtu që ju kanë mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, të pandehurit në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë marrë – pranuar para, në atë mënyrë që ata si persona zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë, në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, kanë pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Të pandehurit Z.R., K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M dhe B.L. që nga viti 2017 e deri në maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat të përcaktuar me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Z.R., në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, dhe të pandehurit K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M., B.L., në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndërrimit ”C”, të stacionit të SPMK, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimorë nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, ashtu që ju kanë mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe persona të tjerë si transportues të mallrave duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave. Me këto veprime të pandehurit, në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, të pandehurit në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë marrë – pranuar para, në atë mënyrë që si persona zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë, në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, kanë pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

I pandehuri N.G., që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk ka kryer detyrat e përcaktuar me ligj dhe nuk e ka përmbushë detyrën zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri N.G., në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, në kuadër të ndërrimit ”D”, të stacionit të SPMK në Zubin Potok, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, ashtu që ju ka mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe persona të tjerë si transportues të mallrave duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave. Me këto veprime në vazhdim ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me par 2 nënparagrafin 2.2 dhe me nenin 81 të KPRK-së.

Që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka marrë – pranuar para, në atë mënyrë që ai si person zyrtar të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M. R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, ka pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare. Me këto veprime në vazhdim ka kryer veprën penale, dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Të pandehurit I.J., A.I., F.I., B.U., N.J., Xh.J., M.J., N.B., B.M., J.M. dhe S.I., që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I. dhe B.R, të cilët gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar kafshë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, në atë mënyrë që të pandehurit M.J., N.B,, B.M., J.M., S.I., kanë udhëtuar në Serbi ku atje i kanë blerë kafshët, më pas të njëjtit këto kafshë sipas marrëveshjes i kanë dorëzuar tek të pandehurit D.I dhe B.R., e të cilët kafshët i kanë kontrabanduar përtej kufirit nëpër mes rrugëve ilegale duke bashkëpunuar me tani të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë në Policinë të Kosovës në SPMK-Zubin Potok. Më pas të pandehurit I.J., A.I., F.I., B.U., N.J., Xh.J, i marrin kafshët nga fermat (stallat) e të pandehurve D.I., B.R dhe i dorëzojnë tek pronarët e tyre si në fshatrat Pasomë dhe Akrashticë të komunës së Vushtrrisë dhe fshatin Sankovc të komunës së Drenasit.

Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje dhe në vazhdim kanë kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Më 28.05.2019, në fshatin Kushtovë komuna Mitrovicë, me rastin e urdhër kontrollit nga ana e policisë së Kosovës, tek i pandehuri janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me nr.serik A-33013, një pushkë M-48 me nr.serik 61075, 12 fishekë të pushkës automatike, 30 fishekë të pushkës M-48, një pjesë vazhduese e pushkës automatike, e të cilat ditën kritike i ka poseduar pa autorizim dhe leje përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, më 28.05.2019, në fshatin Koshtovë komuna Mitrovicë, me rastin e urdhër kontrollit nga ana e policisë së Kosovës, tek i pandehuri janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e tipit “Zastava” me numër serik 19247 dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, e të cilat ditën kritike i ka poseduar pa autorizim dhe leje përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.