Shëndeti mendor më i rrezikuari, psikologu Visar Sadiku tregon si të kujdesemi

0
1024

Derisa pandemia Koronavirusi COVID 19 ka pushtuar botën, të gjithëve u ka ndryshuar mënyra e jetesës.

Psikologët thonë se stresi dhe panika janë normale kur nuk dihet se sa do të zgjatë kjo çështje.

Psikologu, Visar Sadiku thotë se shëndeti mendor është tepër i rëndësishëm.

Ai thotë se nga stresi, që vjen kur njeriu ndjehet i kërcënuar nga dicka, ateherë personi nuk menaxhon reagimet që ka, ndërsa pasiguria është ajo që i ndihmon zhvillimit të ankthit. Ai thotë se kur të dyja bëhen bazhkë ulet racionaliteti, veçanërisht kur merren vendime.

Ai thotë se kur kemi probleme, e veçanërisht në këtë kohë të virusit duhet treguar që janë të infektuar.

“Të gjithë mund të prekemi dhe duhet ta ndajmë me komunitetin, t’i ruajmë profesionistët e të kujdesemi për të tjerët. Te shëndeti mendor janë gjithmonë janë më të rezervuar. Stigma ëhstë problematike”, thotë ai, raporton oxygenpress.info

Sadiku thotë se në këto rrethana kur qëndrojmë të mbyllur rritet vigjilenca se si po ndiqen rekomandimet, e vigjilenca ju lodh.

Pastaj, të menduarit negativ – se mund të jemi të prekur. Gjithashtu jemi të prirur të mendojmë se ne jemi të prekur, por jo, jemi njerëz, mund të kollitemi normalisht.

“Ka raste kur aspekti psikologjik ndikon në aspektin trupor, mendon që kanë dhimbje gjithandej, në të vërtetë kanë, por jo nga virusi por nga stresi”, thotë ai, duke shtuar se ka të atillë që nuk kanë asnjë sëmundje sipas mjekëve por që vazhdimisht mendojnë që ajnë të sëmurë.

Psikologu Sadiku thotë se duhet menaxhuar kjo situatë, duke mos lexuar lajme në rrjete sociale, sepse shumë ka të rrejshme dhe ndikojnë keq dhe rekomandon që këshillat dhe rregullat të mësohen nga Minsitria e Shëndetësisë dhe ajo e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sadiku thotë se njeriu mbijeton nga mekanizmat mbrojtës e që akttualisht janë mbështetjet sociale, që nënkupton komunikim dhe të bashkëndjehet me të gjithë.

“Shpesh prindërti thërrasin në telefon, thonë se për mua nuk ëhstë problem por për fëmijën. Por, këtyre të fundit nuk u është treguar shumë për problemin. Atij duhet treguar saktë me faktet aktuale që kemi. Por, nuk duhet krejt, duhet gradualisht dhe ta bindësh që të bëjë pyetje”, thotë ai.

Sadiku thotë se te çiftet që tashmë rrin mbyllur ndikon faktori i jashtëm siç vjen nga televizori, apo ngjashme dhe duhet kujdes nga ato.

Këshillon që të qëndrojmë sa më largë mediave sociale që të mos shkaktoen probleme.

Ata që kanë qenë aktiv në sport thotë se mund të jenë më të ndjeshëm dhe rekomandon që të mbahet aktiviteti fizik në kushte shtëpie.

Ai thotë se stresi ndikohet shumë nga ushqimi dhe rekomandon që mëlmesat, ngjyruesit e të ngjashme duhet tu shmangemi.

Pra, duhet të ju ktheheni aktiviteteve që i keni braktisur me kohë; siç janë fotografitë e vjetra, qëndrimi me familje, të shikosh film me të gjithë, të lexoni libra të ndryshëm, të bëni punë dore e të ngjashme.

Psikologu Visar Sadiku rekomandon që të zgjohemi herët dhe të shkojmë për gjumë më herët sepse kështu krijon një rregull, që ndikon edhe tani e edhe kur të kthehemi në rregullin e zakonshëm është me e lehtë për të gjithë./ oxygenpress.info