Kujdes me higjienën dhe qëndro në shtëpi, të shpëtojmë të gjithë

0
139

Në Kosovë deri në pasditen e 21 Marsit, 2020, 28 persona janë konfirmuar si të prekur nga Koronavirusi COVID – 19.

E gjithë bota po mundohet të largojë këtë virus dhe bëhet thirrje për higjienë dhe qëndrim në shtëpi, pa kontakt me te tjerët. Në gjendje më të keqe janë shtet që kanë reaguar vonë dhe ato që sistemin shëndetësor e kanë më të dobët.

Doktor Visar K Berisha thotë se qenë e pamundur të evitohet ardhja e këtij virusi në vendin tonë.

Ai thotë kjo nuk është sëmundje, virusi është mikro-organizëm, që nuk shihet me sy, por ka disa karakteristika ndryshe nga bakteret.

Virusët për të mbijetuar mund të qëndrojnë në ambientet rreth nesh, në ato që i prekim, për një kohë më të gjatë.

Besohet se Koronavorusi mund të qëndroj i fshehur, përgjumur, në ambientet tona deri në 48 orë, pra kur ne e prekim e ofrojmë te mukozat tona dhe kështu filllon rigjenerimin i tij dhe shpërndarja.

Ky virus prek traktin respirator, pra sistemin e frymëmarrjes kryesisht.

Berisha në emisionin OXYGEN ka shpjeguar se infeksionit mund t’i ikim njëlloj sikur me virozat stionore.

Kontakti është rruga kryesore e shpërndrjes së tij, nga njëri te tjetri person.

Pra izolimi, ose rritja e distancës sociale zvogëlon mundësitë për të qenë në kontakt me të.

“Mbajtja e higjienës personale, kudo që prekim, t’i pastrojmë duart me ujë të nxehtë dhe shampon deri në 30 sekonda, t’i dezinfektojmë duart, të mos prekim mukozat tona me duar të papastërta, sytë, gojën apo hundën, pavarësisht çfarë keni prekur. Por, vet-izolimi, distanca, në shtëpi me ambient të pastër është rriag më e mirë, më e shpejt q të shpëtojmë veten, njerëzit që i kemi në shtëpi dhe të gjithë ata që mund të jetë të prekur nga ndonjë sëmundje. Ne nuk duhet të rrezikojmë njerëzit që janë në rrethin tonë”, thotë ai.

Berisha thotë se nk duhet të jemi shkaktarër për dëmet që mund të pësojnë familjarët, veçanërisht ata më të moshuar.

Sikur edhe gjithë mjekët e tjerë, ai rekomandon që të mos lexoni lajme gjithandej, aq më pak në media jo serioze.

Shpjegon se sistemi shëndetësor i Kosovës nuk është i fortë andaj duhet të mos rrezikojmë veten e kështu askënd tjetër, pra duhet të këpusim zinxhirin e shumimit të këtij virusi.

“Në disa vende janë zbuluar persona asimptomatik, janë bartës të virusit por nuk kanë simptoma, që në të njëjtën kohë janë shpërndarës në mënyrë të pavetëdijshme, e të tjerët qëndrojnë pa frikë afër tyre. Duke parë këtë lloj grupi njerëzisht, japonezët dhe koreano-jugorët herët e kanë zbuluar dhe kanë izoluar këta persona. Do të ishte mirë, që pas masave në Kosovë dhe frenimit, të bëhet testimi në masë, edhe i atyre që nuk kanë simptoma por kështu do arrihej izolimi i grupeve që potencialisht mund të jenë shpëndarës”, thotë ai.

Virozat stinore, që prekin traktin respirator, sipas ekspertëve, këto viroza zbuten dobësohen gjatë kohës së pranverës së vonshme dhe verës së hershme, sepse shtohen ditët me shumë orë me diell, sepse bëhet e pamundur shpërndarja e tij.

Ai vlerëson se një ose dy muaj do përballemi me këtë viroz andaj duhet qëndruar në shtëpi në kohën më të madhe.

Ai thotë se duhet të gjuajmë dorezat, maskën dhe gjitha blerjet duhet dezinfektuar, qoftë edhe me ndonjë uthull molle, në mënyrë që të ulim mundësitë për të rënë në kontakt me virusin.

Berisha për emisionin OXYGEN ka thënë se nuk duhet panik por duhet respektuar rregullat./oxygenpress.info