Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Major, Michele Risi

0
43

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, për të diskutuar implikimet e sigurisë rreth përhapjes së COVID-19.

Komandanti Risi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it.

Ai mirëpriti shkëmbimin e informatave në mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu Komandanti Risi përgëzoi qasjen e vazhdueshme të koordinuar të këtyre autoriteteve për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe Gjenerali u dakorduan që të mbeten në kontakt e komunikim të rregullt gjatë ditëve e javëve në vijim.