Aurela Gaçe ka sjellur projektin e saj më të fundit muzikor.
“Veten dua gjallë” flet për dhunën në familje.
Aurela luan rolin e një gruaja të dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas largohet nga ai për të shpëtuar veten e saj.
Dhuna ndaj gruas është një fenomen shqetësues në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Shumë gra kanë bërë denoncime për dhunën e ushtruar nga bashkëshortët apo partnerët e tyre, ndërsa të tjera janë vrarë.