“Ku është Mentori”? – këto ishin fjalët e Ylfete Humollit para se të vritej nga policia serbe

0
489

Para 30 vitesh, më 1 shkurt 1990, gjatë demonstratave kundër represionit shtetëror, u vra nga policia serbe 16 vjeçarja Ylfete Humolli. Dëshmitarët thonë se fjalët e vetme të saj para se të jepte shpirt ishin: “Ku është Mentori?”

Mentori ishte vëllai i saj 13 vjeçar që gjithashtu po protestonte atë ditë. Mentori e Ylfetja ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritënpara kohe nga tymi i gazit lotsjellës.

Nëntë vite më vonë, Mentori do ta vishte uniformën e UÇK-së dhe në moshën 23 vjeçare do të vritej në Betejën e Koshares.

Në fshatin Lupç, buzë lumit Llap, janë dy varre-lapidare që përjetësojnë kujtimin për motrën dhe vëllain të rënë për liri.