Mot i butë dhe kryesisht me diell

0
93

Në ditët e ardhshme rajoni ynë do të dominohet nga zona anticiklonike që do të kushtëzojnë mot të thatë dhe kryesisht me diell. Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që sjellin mot të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta për këtë periudhë kohore.
Orëve të mëngjesit ishte mot i ftohtë dhe me ngrica, mirëpo gjatë ditës temperaturat maksimale do të arrijnë edhe mbi 10C.

Mot i butë parashihet edhe ditëve të para të javës së ardhshme, e ditën e martë temperaturat maksimale pritet të arrijnë edhe deri në 15C.

Sipas parashikimeve të ditëve të fundit, nga mesi i javës së ardhshme ekzistojnë kushte për një depërtim të masave polare të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të sjellin mot më dimëror dhe mundësi për reshje bore.

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

31.01.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën butë dhe kryesisht kthjellët. Pasdite me vransira kalimtare. Erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-10m/s. Indeksi UV: 2.
1.02.2020 – Paradite vransira të pjesëshme. Ditën mot i butë dhe kryesisht me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 2.