Fifi: Në Kosovë juria të gjykojnë për pamjen jo për zërin

0
741

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi e cila në “Kënga magjike 2019” në Shqipëri ka fituar vendin e dytë, thotë se në Kosovë kur filloi si e re të merrej me muzikën dhe shkonte të vlerësohej nga juria, e përjashtonin gjithmonë.

Madje tregon se si juria e ofendonte për pamjen që ka dhe nuk vlerësonte zërin e saj.

“Më thojshin duhet me u dobësu se ndryshe nuk shitesh në treg e njerëzit kanë qejf me të pa. Kjo do të ishte bullizëm. Por nuk kam ndaluar. Madje kam shtuar edhe më shumë kilogramë pas asaj”, thotë ajo.

Fifi thotë se nëse e ke gjendjen monetare të mirë dhe paguan producentët e është më e lehtë.

Sipas saj, nëse nuk ke para, aty çalon.

“Unë kam ditë me shkru, me kompozu. Edhe unë ju kam thënë t’i ma mua orkestrimin unë një vijë melodike. Por, kur vinte koha për me më vlerësu artistikisht nuk e kanë ba. I pash që janë frikacakë, ika në Shqipëri. Fillova atje me shumë aktivitete. Fillova me Max Production. Tash jam te “Shiko kush luan” te emisioni me orkestrën e Top Channel”, thotë ajo.

Ajo thotë se nuk duhet vetëm të këndojnë por të bëhen tekste këngësh, vija melodike e shumë të tjera.

Sa më e kompletuar që je sipas saj, rrugët janë më të hapura./Oxygepress.info