Ambasada amerikane: A do të mund t’i ndalë praktikat korruptive Qeveria e re në Kosovë?

0
67

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter, ka ngritur pyetjen se a do të mundet Qeveria e re ta ndalë tendencën e shpenzime të pamatura.

Ambasada tutje ka shtuar se koha po kalon për ta zbuluar këtë.

“A do të mund qeveria e re ta ndalë tendencën e shpenzimeve të pamatura, emërimeve pa meritë, dhe praktikave tjera korruptive për ta vendosur Kosovën në një rrugë drejt qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale. Koha po ecën për ta zbuluar këtë”, thuhet në postimin e ambasadës.