Dua Lipa publikon këngën “Future Nostalgia”

0
41

Dua Lipa ka publikuar këngën më të re nga albumi i saj i dytë i cili del në fillim të vitit tjetër.

Dua ka befasuar fansat që në orët e para të mëngjesit, duke nxjerrë në të gjitha platformat muzikore këngën e saj më të re.

Kënga që ajo ka vendosur të publikojë ka titullin ‘Future Nostalgia’, titull ky të cilin Dua ia kanë lënë edhe albumit të saj të dytë, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.

Edhe kjo është më ritmike dhe në stilin e muzikës ‘Disco’ të viteve 80-ta.

Këngëtarja ka zbuluar se albumi do të dalë në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa deri tani ka nxjerrë dy këngë pjesë të tij, “Don’t start now’ dhe ‘Future Nostalgia’./Gazeta Express