Për tre muaj Qeveria e Kosovës bëri 511 milionë euro shpenzime

0
135

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon  Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2019).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (30%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (21%),  dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM3 2019”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare