Federica Mogherini e dorëzon zyrtarisht mandatin: Thotë se po e lë në duart e sigurta të Joseph Borellit

0
112

Federica Mogherini edhe zyrtarisht ka dorëzuar mandatin e saj si shefe e politikës së Jashtmë të BE’së, pasuesit të saj Joseph Borell, duke thënë se po e lë detyrën në duar të sigurta.

 

Përmes një postimi në Twitter, Mogherini ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që Bashkimi Evropian të jetë një partner i sigurtë, dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut.

“Mandati im përfundon pas 5 vitesh intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë BE-në një partner të rëndësishëm, një shtyllë të multilaterizmit, një mbrojtës të të drejtave të njeriut. Unë e lë zyrën time në duar të sigurta”, ka shkruajtur ajo.

Kujtojmë se Mogherini gjatë mandatit të saj 5 vjeçar ishte angazhuar intensivisht në negociatat mes Kosovës e Serbisë.