Ansambli “Shota” anulon të gjitha aktivitetet e parapara për festat e nëntorit

0
138

Ansambli “Shota” ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parapara për festat e nëntorit në shenjë nderimi ndaj viktimave pas tërmetit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Shefqet Gjocaj e ka bërë publik vendimi si dhe ku edhe ka shprehur keqardhjen për atë se çfarë ka ndodhur.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Te nderuar miq,
Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit ne Shqipëri, Ansambli “Shota” i pezullon aktivitetet e parapara për nderë te festave të Nëntorit! Me këtë nënkuptojmë anulimin e Koncertit premierë, të paraparë te mbahet nesër (27.11.2019) dhe pjesëmarrjen e paraparë ne aktivitetin qe ishte planifikuar te mbahet ne Drenas (28.11.2019), me rastin e përurimit te shtatoreve te Heronjve te Kombit Shaban, Adem dhe Hamëz Jashari!

Bashkë ndjejmë thellësisht me vëllezërit dhe motrat tona qe humben jetën ne tërmetin shkatërrues ne Republikën e Shqipërisë dhe familjet e tyre, e njëherazi shprehim gatishmërinë tonë qe t’u dalim ne ndihmë familjeve ne nevojë, me të gjitha mundësitë tona”, ka shkruar në Facebook Shefqet Gjocaj.