Rinumërohen 50% të vendvotimeve

0
73

Vendimi i ri që u morr javën e kaluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku urdhëroi KQZ’në që të numërohen 1407 vendvotime, ka bërë që procesi i përfundimit të certifikimit të rezultateve të vonohet.

Deri tani  në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë rinumëruar 132 vendvotime, apo 50% e vendvotimeve të rinumëruara deri më tani.

Këtë për Gazeta Metro po e thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.

“Në ditën e gjashtë, të hënën, janë rinumëruar 132 vendvotime. Sipas të dhënave të deritashme janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej. Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, th Elezi.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), morri vendim edhe për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, kjo rezultoi me kalimin e pragut nga koalicioni NISMA-AKR-PD.

Kurse pas këtij vendimi pati shumë reagime nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli në mbrojtje të këtyre votave nga Serbia pasi me vendimin e PZAP’it ajo po humbte tre deputetë në Kuvendin e Kosovës.