Platforma “Kosova që duam”, mësoni më shumë për të

0
186

Tashmë në vendin tonë ekziston një platformë nacionale për të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të jenë forca politike për ndryshime pozitive në vend.

Fondacionit Friedrich Ebert (FES) Kosova synon të përkrahë një platformë për proces të aktivizmit qytetar, me qëllim të zhvillimit të politikave të reja me orientim social dhe demokratik në vend, ndaj dhe qëllimi është pikërisht të nxis të gjithë të punojnë bashkërisht për të siguruar atë që çdo qytetar i Kosovës dëshiron:  të drejtat e njeriut,  siguri sociale, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndoshë.

Platforma e cila qe iniciuar vitin e kaluar, shërbeu si një hap fillestar për organizimin e një platforme nacionale të përbashkët, e cila aspiron të bëhet forca e ndryshimeve pozitive në vend.

“Ajo synon të inkurajojë organizatat nga shoqëria civile dhe qytetarët, ekspertët, politikanët dhe institucionet që të bëjnë një punë aktive dhe të sigurojnë që të drejtat e njeriut për siguri sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndetshëm në Kosovë përfundimisht të realizohen, pas një kohe aq të gjatë në të cilën këto të drejta kanë qenë të margjinalizuara”, thotë Besa Luzha nga FES.

Në kongreset e mbajtura ky program ka identifikuar dhe prioritetizuar problemet, me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve.

Kongreset kanë prezantuar:

-Përse qytetarëve u duhet platforma e përbashkët,

-Prezantimi i punës së vitit të kaluar të KDN-së dhe prezantimi i rezultateve të grupeve punuese,

-Arsimi për Zhvillimin e Aftësive për Punësim,

-Zhvillimi Ekonomik dhe krijimi i vendeve të Punës,

-Politikat Shëndetësore dhe të Mirëqenies Sociale,

-Punë dhe jetë  e Denjë,

-Aktivizimi Qytetar për Qeversije të Mirë, etj.

“Në dy vitet që kemi punuar në këtë program, kanë marr pjesë anëtarë të partive, e që tashmë kanë hyrë në garë i kanë marr si pjesë të programeve të tyre. Secila parti ka marr nga programi si pjesë të tyre, edhe pse rrugët i kanë të ndryshme për t’i realizuar ato. Në këtë program kanë marr pjesë shumë shumë njerëz që kanë dhënë ide dhe kanë vullnet për të shtyrë gjërat para. Qeveria e re ka me pas obligim me pas prioritete, nuk munden qytetarët me prit”, thotë Luzha në Oxygen Show.