Kombëtarja U17 i përfundoi kualifikimet me humbje nga Uellsi

0
73
????????????????????????????????????

Kombëtarja U17 e ka përmbyllur rrethin kualifikues për Evropianin 2019/2020, që u mbajt në Holandë me humbje në ndeshjen e tretë në duel me Uellsin me rezultat 4:1. Pas barazimit nga Holandën 1:1 në ndeshjen e parë dhe humbjes nga Sllovenia me 2:0, ndeshjen e tretë me Uellsin djemtë e Kombëtares e nisën jashtëzakonisht mirë, duke mbizotëruar lojën, por në minutën e 15-të për shkak të ndërhyrjes së palejueshme të Rejan Thaçit ndaj Higgins, gjyqtari malazez Milaçiç e ndëshkoi me karton të kuq dhe Kosova mbeti me 10 futbollistë në fushë. Ndaj qysh në minutën e 16-të Baker shënoi golin e epërsisë për Uellsin. Futbollistët tanë u angazhuan maksimalisht, por Dackers shënoi me kokë për 2:0, ndërsa në minutën e 44 -të Higgins shënoi për 3:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, djelmoshat tanë u orvatën me shpirt të ndryshojnë rezultatin dhe në minutën e 81-të Bleron Ademi shënoi duke zvogëluar rezultatin në 1:3. Në vazhdim futbollistët e Uellsit shënuan edhe golin e 4-t përmes Edwards, duke vulosur ndeshjen me rezultatin 1:4. Me këtë grup-moshë duhet të punohet më shumë në të ardhmen për të arritur rezultate më të mira.

Besnik Kollari, përzgjedhës
Patëm një fillim të mirë. Djemtë u angazhuan mjaft, por u penalizuam edhe me përjashtimin e Thaçi, i cili nuk ishte mjaft i vëmendshëm kur ndërhyri ndaj kundërshtarit duke qenë lojtari i fundit. I patëm tri ndeshje të vështira me kundërshtarë të fortë sepse është grupi më fortë, ndërsa na u përpoqëm me angazhim të madh t’i përballojmë rivalët duke u angazhuar maksimalisht dhe u përpoqëm karshi forcave tona të bëjmë më të mirën. Si do që të jetë ne duhet të vazhdojmë me përkushtim në të ardhmen.

Kosova U17 – Uellsi U17 1:4 (0:3)
Stadiumi: Sportpark Parkzicht Uden
Shikues: 300
Gjyqtarë: M. Milaçiç, S. Jovanoviç, N. Van Kampen, e J. Va nder Laan.
Shënues: M. Baker(16), Dackers(33), Higgins(44), Edwards(88) për Uellsin dhe Ademi 81) për K0s.
K.V.: Berisha, Nishori të Kos.
K.K.: Thaçi i Kos
Kosova U17: Miftari, Thaçi, Halili, Spahiu, Krasniqi(Ibrahimi), Berisha, Nishori, Demi(Tahiri), Ahmeti(Morina), Përvetica(Ademi), e Jashari(Kuçi).

Uellsi U17: M. Wiliams, H. Jones(Edwards), C. Williams, Baker, J. Williams, Porton, T. Jones(Taylor-Clarke), Dackers(Jones), Savage(Edwards), Higgins(Shipley) e Viggars.