Kryeministri etiopian Abiy merr çmimin Nobel për Paqen

0
38

Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed Ali mori sot çmimin Nobel për Paqen.

”Për nismën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë fqinje”, thuhet në motivacionin e fitimit të titullit nga komiteti norvegjez i Nobelit.

Abiy Ahmed Ali është konsideruar edhe si mjeshtri i pajtimit spektakolar midis vendit të tij dhe Eritresë.

”Abiy u vlerësua për përpjekjet e tij për paqen dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha presidenti i komitetit norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen.