Shihni se si thirret Ezani në Kishën e njohur të Parisit nga Liridon Sadriu (VIDEO)

0
190

Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm në Paris të Francës.

Ky koncert i cili është përgatitur për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirr në mënyrë të mrekullueshme ezani.

Këtë e bëri Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.

Dëgjojeni thirrjen e ezanit në Kishën e njohur franceze: