O’Connell: Nëse ka dëshmi që dikush shkel ligjin duhet ta lajmëroni, e edhe të protestoni

0
57

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë se votuesit janë ata që mund të sjellin në pushtet dikë por edhe ta largojnë nga aty. Ai thotë se për krejt ata që ka dëshmi se janë korruptuar apo kanë keqpërodrur detyrën, duhet të lajamërohen dhe dënohen.

Përveq votës, ambasadori thotë se edhe protestat janë një mënyrë e veprim të shoqërisë, kur gjërat ndodhin pasi që ata janë në pushtet.

Thotë se në Kosovë ka njerëz trima, të mirë, punëtorë, por edhe të kqinj dhe që janë servil të partisë.

Sipas tij, kërkohet menquri dhe veprim, që të gjithë të kenë pastaj jetë të mirë dhe të jenë të barabartë.

“Keni vlera dhe keni treguar trimëri në luftë, keni treguar gatishëmri të përkrahni popullin gjatë luftës. Nuk është puna e vlerës vetëm kaq, duhet menquri, duhet me kërku llogari, jo me thanë: po ata janë të kqinj por uhet me vazhdu me ta sepse qika e dajës ka një vend pune diku në një komunë, po kjo më duket, jo vetëm mua më duket idotike, por edhe juve, janë arsyetime idiotike.Por, nuk është edhe të kuptohet. Është keqkuptim, që kur je me një parti je kundër Qeverisë, kjo është idiotike. Kjo është kritikë për çdo parti, edhe  çdo votoues.

Kur votuesit, i kam dëgjuar shokët e ngushtë, ishim duke folur për një aferë korruptive, që lidhej me partinë që ai e përkrahë, dhe unë i thash: pse nuk duhet të gjykohet nëse ka dëshmi? Ai tha: sepse ai i partisë tjetër është më i zi.

Edhe çka ka lidhje? A paguhesh prej kësaj partie me qenë zëdhënës i tyre? A je pjesë e rrjetit të tyre? Po pse me mbrojt dikë që e shkel ligjin vetëm sepse edhe dikush tjetër e shkel?”, ka thënë ai në emisionin Oxygen.

Ai ka thënë se jo vetëm vota është zgjidhje për të larguar apo për të mos vensour në krye të shteti njerëz të korruptuar apo jo të denjë. Tha se edhe protesta është mënyrë e mirë, dhe përmendi protestën e shoqërisë civile që u organizua në Kosovë, për të shkakruar rektorin e UP-së Ramadan Zejnullahun, protesta të vazhdueshme e që patën rezultat./oxygenpress.info