#MePopullin paralajmëron “goditjen e pushtetarëve, korrupsionit dhe hajnave”

0
42

Një grup qytetarësh, nën emrin #MePopullin ka vendosur në rrethojën e ndërtesës së qeverisë dy këmisha të bardha që duket sikur janë të përgjakura.

Në një komunikatë për media ata thonë se do ta godasin pushtetarët, korrupsionin dhe krimin.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Iniciativa #MePopullin përmes kësaj komunikate për media njofton fillimet e veprimeve të saj. Nga sot #MePopullin do të vazhdojë të godet të metat e pushtetarëve. Do të goditet korrupsioni por me theks të veçantë te korruptuarit, do të goditet hajnia por me theks të veçantë Hajnat.

Çdo dukuri e keqe në vendin tonë nuk do të falet. Kemi mbështetjen e popullit brenda dhe jashtë vendit, kemi pritur mjaftueshëm, kemi duruar mjaftueshëm, por gjithçka ka një mjaftë dhe tani është koha për t’u thënë mjafte matrapazëve, Kosova është gjaku ynë qe nuk falet. Aksioni i parë do jetë sonte, por ky është vetëm fillimi.

Kosova është vend i ndaluar për gjithë ata që punojnë kundër interesave të shtetin tonë.

#MePopullin