“Gjurmët” rikthehen me koncert në Prishtinë

0
130

Në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës “GJURMËT” festojnë ditën – “Kur kanga dhe dashnia u kthyen në qytet”.

Salla 1 Tetori do jetë vendi ku do të mbahet koncerti i legjendarëve të rokut “Gjurmët” që lanë gjurmë në zemrën e çdo shqiptari anembanë.

Pas më shumë se 30 vitesh ata do përformojnë përsëri në Prishtinë ku do na kthejnë prapa në kohë dhe do na rikujtojnë momentet më të veçanta të asaj periudhe të artë.

Së shpejti ju njoftojmë për pikat e shitjes së biletave.

Të gjitha të hollat e mbledhuna nga ky koncert dedikohen për blerjen e instrumenteve muzikore
për nderë të 70 vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ – Prishtinë