Djali i dëshmorit: Komandantët u bënë milionerë a është ky vendi për të cilin luftoi babai im?

0
60

Sot në Aqarevë bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit, Xhafer Avdullahu.

Në këtë ditë djali i dëshmorit, Berati, ka disa fjalë për komandantët që i kanë harruar familjet e dëshmorëve.

Ai pyet se a është kjo Kosova për të cilën luftoi babai i tij dhe të tjerët.

Shkrimi i plotë:

Sot bëhen 20 vite nga rënie e dëshmorit të kombit, Xhafer Avdullahi.

Por, a është kjo Kosova që luftoi babai im e krejt ata që nuk janë sot më?

A është kjo Kosova që do të donte ta shihte Komandanti Legjendar Adem Jashari?

A është kjo Kosova që do t’i bënte të lumtur gjithë dëshmorët, po të ishin gjallë?

A luftuan ata që komandantët e tyre të bëhen milionerë, përderisa shumë ushtarë të tyre kanë bërë vetëvrasje nga varfëria e thellë, shumë të tjerë janë larguar nga vendi thellësisht të dëshpëruar?

A luftuan që fëmijët e tyre ta shijojnë lirinë në vendin e tyre, apo të bredhin rrugëve në shtetet e huaja në kërkim të një jetë më të mirë?

Ku mbeten komandantët që në luftë ndanin kafshatën e gojës me ushtarët e tyre, madje edhe një tym cigareje e ndanin bashkë?

Ku jeni? Pse nuk po jepni përgjigje?

Pra, çdo njëri prej nesh e ka një përgjigje për gjitha këto pyetje. Përfundimisht të gjithë janë të pakënaqur me te arriturat e Kosovës 20 vjet pas luftës.

Baba, unë biri yt!

Nder dhe respekt për të gjithë ata që edhe 20 vjet pas luftës për çdo përvjetorë vizitojnë familjet dhe varrezat e dëshmorëve në nder dhe kujtim për ata që pa gjakun e të cilëve ne sot nuk do ta gëzonim lirinë.

Aqarevë 17.05.2019