Kremi kundër diellit futet në qarkullimin e gjakut për një ditë

0
548

Vetëm pas një dite përdorimi disa përbërës të zakonshëm të kremit kundër diellit futen në qarkullimin e gjakut në nivele të larta, të mjaftueshme për të nxitur një hetim të sigurisë.

Këto të gjetura u publikuan pas një studimi të kryer nga Qendra për Vlerësimin e Drogës dhe Hulumtime, departament i Rregullatorit Amerikan të Ushqimit dhe Ilaçeve.

Studimi, i botuar të hënën në revistën mjekësore JAMA, gjithashtu zbuloi se përqendrimi në gjak i tre përbërësve vazhdoi të rritej përderisa vazhdoi përdorimi i përditshëm dhe më pas mbeti në trup për të paktën 24 orë pas përfundimit të përdorimit të kremit kundër diellit.

Katër kimikatet e studiuara – avobenzone, oxybenzone, ecamsule dhe octocrylene – janë pjesë e disa kemikateve që FDA kohët e fundit tha se duhej të hulumtoheshin nga prodhuesit para se të mund të konsideroheshin “përgjithësisht të sigurta dhe efektive”.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se implikimet e studimit të tyre janë ende të panjohura dhe se njerëzit nuk duhet të marrin vendimin për të ndaluar përdorimin e mbrojtjes nga dielli.

Ata madje shtuan se njerëzit duhet të jenë agresivë në mbrojtjen ndaj diellit.