Uniku ka nevojë për ndihmë

0
61

Familja Statovci nga Podujeva kërkon ndihmën e juaj. Djali i tyre që ka vetëm 5 muaj e gjysmë që ka lindur ka një sëmundje të rëndë. Ai është diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri.

Ai është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në atë spital ëshë 300 euro, ndërsa nuk dihet sa do zgjasë mjekimi i vogëlushit.

Ky është postimi i plotë nga familja Statovci:

Kemi nevojë per ndihmën tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjysmë ) tash e 3 muaj është i sëmurë, ku tash e 2.5 muaj është i shtrirë në Spitalin Tirsova të Beogradit. Mjekimi i tij filloj njëherë në QKUK-intensivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyruar me marr rrugë jashtë vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dërguar diku në Evropë ishim të detyruar ta dërgojmë në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhanë rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirësim e sipër mirëpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashkë me ndihmën e familjarëve, miqve e dashamirëve ja kemi dal disi ti mbulojmë kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intensivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqësisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kërkojmë ndihmë te të gjithë populli.

Në postimin e bërë familjari bën të ditur llogarinë ku njerëzit që kanë mundësi, mund të ndihmojnë:

Valmir Statovci
BKT
Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122
Iban : XK051901573890321122
SWIFT CODE: NCBAXKPR