Studimi i fshehtë, realizohet udhëtimi i parë në kohë

0
115

Një zbulim i bujshëm ka ndodhur në fushën e shkencës, pasi një kompjuter kuantik ka realizuar udhëtimin e parë në kohë, duke u kthyer në të shkuarën për një fraksion sekonde.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, që është drejtuar  nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, në të cilin thuhet se ky fenomen mund të ndodhë në 85% të rasteve me kompjuterët kuantikë.

Në fakt, shumë ligje të fizikës nuk bëjnë dallime mes të ardhmës dhe të shkuarës. Për shembull, ekuacioni që përshkruan dy bila bilardoje identike që përplasen dhe kthehen është e njëjta gjë edhe nëse shikohet kjo ngjarje e regjistruar në të kundërtën.

Ndërsa nëse kthejmë pas videon e bilave që shpërndahen në të gjitha drejtimet në fillim të lojës, duket qartësisht absudriteti i këtij fenomeni, falë të kuptuarin tonë intuitiv të ligjit të dytë të termodinamikës, sipas të cilit një sistem i izoluar, si ai i tavolinës së bilardos, zhvillohet në mënyrë të pakthyeshme nga një gjendje rendi në kaos.

Studiuesit e drejtuar nga Gordey Lesovik kanë arritur të thyjenë këtë parim, duke përdorur një kompjuter kuantik të përbërë nga shumë pak njësi bazike, që janë ekuivalente me bitët e kompjuterave tradicionale dhe që quhen kubit.

Falë një prgorami special, kompjuteri e mbështolli shiritin e kohsë në një fraksion sekonde, duke u kthyer nga kaosi në rend. Në një kompjuter të përbërë nga dy kubit genomeni ndodh në 85% të rasteve, ndërsa kur vemi në tre kubit shkojmë në 50%. Sipas studiuesve kjo ndodh nga mospërsosmëria e kompjuterëve aktualë kuantikë.