“Fotoja e Xhakës” zgjedhet si më e mira e vitit në Zvicër

0
90

Fotografia ku futbollisti kosovar, Granit Xhaka, shihet duke e bërë me duar gjestin e shqiponjës, në ndeshjen midis Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Serbisë, është zgjedhur si fotografia sportive e vitit në Zvicër.

“Swiss Press Photo Award 2019” ka bërë ndarjen e çmimeve për fotografitë më të mira gazetareske të realizuara gjatë vitit 2018 dhe fotografia e shkrepur nga Laurent Gillieron, është zgjedhur si më e mira për fushën e sportit, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi e cila përfundoi me rezultat 2-1, ishin futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner, ata të cilët e bënë gjestin e shqiponjës me duar.

Ky veprim i tyre bëri bujë nëpër mediat zvicerane dhe më gjerë, për shkak se të dy futbollistët që shënuan kundër Serbisë, ishin me origjinë kosovare.