Buxhovi: Tallava nuk di dhe nuk dua

0
446

Vllaznim Buxhovi që me orkestrën e tij vazhdimisht ka punuar për të ruajtur muzikën shqipe, ka deklaruar se asnjëherë nuk kanë bërë muzikë tallava.

Në emisionin Oxygen, ai edhe kur është pyetur se a do të ekzekutonin tallava, tha se nuk do e bënin me asnjë çmim.

“Nuk di dhe nuk dua me ba muzikë të tillë”, tha Buxhovi.

Besim Dina e pyeti se cfarë ndodh nëse u kërkohet tallava dhe i japin shumë para.

 “Nuk dojmë, muzikën shqipe e kemi bërë para luftës dhe gjithmonë, kemi bërë muzikë shqipe edhe pa para, por ne bëjmë vetëm muzikë shqipe”, tha ai./Oxygenpress.info