Fermeri mësoi 16 vjet për ligjet për të paditur kompaninë që ndotte lagjen

0
114

Një burrë nga Kina, i cili kishte shkuar në shkollë vetëm deri në klasën e tretë, kishte filluar të studionte ligjet e vendit në mënyrë që të padiste një kompani shtetërore që i kishte ndotur tokën.

Wang Enlin dhe bashkë fshatarët e tij kanë fituar seancën e parë kundër kompanisë  Qihua Group e cila nuk ka pranuar për dënimin dhe lënda ka shkuar në instanca më të larta.

Fermeri, toka e të cilit ishte helmuar në fillim të 2001-ës, për 16 vjet me radhë kishte studiuar libra juridike dhe ishte munduar të mbledhë fakte kundër kompanisë.

Ideja i kishte ardhur nga zyrtarë lokalë të cilët i kishin kërkuar të sillte fakte, gjë që ky as nuk e kishte idenë se çfarë janë.

Ai kishte lexuar libra nga biblioteka e vendit dhe informacionet e duhura i kishte shkruar me dorë në pamundësi t’i blinte librat.

Enlin kishte thënë se edhe nëse humbasin në gjyq ai do të vazhdojë luftën sepse jeta e tyre varet nga ato toka, të cilat tash e 16 vjet nuk mund t’i përdorin.