Vajza shfrytëzojeni këtë mundësi – studime në SHBA me bursë të plotë, përmes programit “Gratë në Energji”

0
180

Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK), ka filluar sesionin informativ në prezentimin e programit të bursave “Gratë në Energji”.

Ky program finansohet nga agjencioni federal amerikan MCC, si dhe nga sektori privat.

Programi i bursave “Gratë në Energji” do të ofrojë mbështetje për gratë kosovare për të studiuar në fusha që lidhen me energjinë, e me fokus të veçantë në shkencë, teknologji, matematikë dhe inxhinieri elektrike.

Bursat do t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet për 25 bursiste të përzgjedhura në studimet e tyre 2-vjeçare.

Ato do të vendosen shtetin e Iowa-s në ShBA.

“Ka shumë persona që studiojnë në disa fusha dhe pas diplomimit mbesin pa punë. Ne jemi mendu me u fokusu në fusha teknike të cilat kërkohen në tregun e Kosovës për t’u siguruar që vajzat që mbarojnë studimet të mund të kthehen dhe të gjejnë punë. Prandaj, e kemi bërë një sondazh me shumicën e kompanive dhe ndërmarrjet publike që merren me energji, me e pa se cilat janë nevojat e tyre në aspekt të aftësive, dhe në bazë të atyre jemi munduar me i gjetë programet që ofrojnë ato lloj pregatitje. Gjithashtu, ne kemi një program tjetër për punë praktike, përmes të cilit do t’i ofrojmë rreth 200 punë praktike me pagesë, të cilat do të zgjasin nga 6 muaj, dhe do të jenë të lidhura direkt me kompanitë/ndërrmarjet publike të cilat merren me energji. Ky program do të mundësoj që vajzat/grate të cilat kthehen pas studimeve në Kosovë, të kenë mundësi të punojnë në fushat e ndërlidhura me studimet e tyre. Në këtë mnëyrë po mundohemi t’a bëjmë tregun sa më atraktiv, që të rinjt tonë të kthehen në Kosovë dhe të mund të kontribuojnë në vendin tonë”, thotë Rozafa Ramadani Mavriqi, eksperte e zhvillimit të sektorit privat në MFK.

Në emisionin Oxygen Show ato kanë siguruar që procesi do të jetë transparent dhe me një komision divers.

“Aplikacionet, emrat dhe mbiemrat i sheh vetëm stafi që nuk është pjesë e panelit dhe aplikacionet shkojnë në mënyrë anonime, askush nuk i ka të dhënat, në mënyrë që komisioni e bënë vlerësimin i ka vetëm si kode, pra nuk janë dijeni për emrat. Ne vet kemi qenë përfituese të bursës edhe e dijmë sa dekurajuese është nëse nuk bëhet vlerësimi i duhur. Duket si proces i komplikuar por është shumë e thjeshtë, besoj që do aplikojnë shumë”, thotë Gresa Statovci, konsulente për bursa dhe punë praktike nga MFK, raporton oxygenpress.info

Për ata që duan të aplikojnë mund të hyjnë në millenniumkosovo.org