Verorja e shqiptarëve, pjesë e trashëgimisë jomateriale në UNESCO

0
181

Ardhja e pranverës, në 1 mars në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh.

Edhe në Shqipëri shumë njerëz, vendosin në dorë një lidhëse dyngjyrëshe të bardhë e të kuqe.

Ka prej tyre që e vendosin në datën 1 mars dhe e heqin në datën 14 mars, por ka të tjerë që e vendosin në 14 mars dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”.

Lajm i mirë, ajo verore dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s. Kjo që nga viti i kaluar.

Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në  listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Ndërkohë Ministrja e Kulturës e Republikës së Moldavisë,  Monica Babuc lidhur me këtë lajm shkroi në rrjetin social: “Faleminderit dhjetor! Ke qenë bujar me ne, edhe verorja bëhet pjesë e UNESCO-s”.