Ky është artisti, i cili pikturon nëpër rrugët e Singaporit

0
76

Singapori është i njohur si një nga qytetet më të pastra, të gjelbra dhe më të bukura në botë. Por, kjo nuk e ndal Zul Othmanin të pikturojë në shumë kënde të qytetit dhe këtë të fundit ta bëj shumëngjyrësh.

Në fakt, artisti i rrugës i njohur me emrin “Zero” mendon se disponimi në qytet e bën punën e tij edhe më interesante.

Pikturat e tij në rrugë tashmë janë bërë të njohura dhe të mirëpritura të cilat i japin një imazh të veçantë Singaporit.

Për grafitet në rrugë, Zero përdor kombinimin e qindra ngjyrave dhe vizatimeve për të sjell një atmosferë të jashtëzakonshme për vendasit dhe turistët tashmë 15 vjet radhazi.