Transferimet kaluan shtatë miliardë dollarë

0
37

Transferimet ndërkombëtare të futbollit tejkaluan shtatë miliardë dollarë, për herë të parë, në vitin 2018, me klubet britanike që regjistronin bilancin më të madh negativ prej mbi një miliard dollarë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) deklaroi se transferimet në rang global prej 7,03 miliardë dollarë shënuan një rritje prej 10,3% krahasuar me të dhënat e vitit 2017.

Ajo tha se 16 533 transferta ndërkombëtare u kryen vitin e kaluar, ku u përfshin 14 186 lojtarë nga 175 vende të ndryshme të botës./Atsh