Handikos tregon problemet me të cilat po përballen

0
52

Sipas “Handikos”, personat me aftësi të kufizuar në Kosovë vazhdojnë të trajtohen ndryshe nga të tjerët, e si rrjedhojë e kësaj ata ende diskriminohen në fusha të ndryshme, shkruan OxygenPress.

Pas një takimi me Institucionin e Avokatit të Popullit, “Handikos” ka shkruar se aty kanë ngritur çështje të ndryshme, duke u bazuar në përvojat e personave me aftësi të kufizuar të cilët po përballen me probleme të shumta.

Nga takimi informues me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe personave me aftësi të kufizuara, me qëllim të të mësuarit dhe kuptuarit lidhur me diskriminimin, si të mbrohemi në situatat kur ka diskriminim, duke u bazuar në Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Çështjet që ngritën pjesëmarrësit ishin nga më të shumtat dhe duke u bazuar në përvojat e tyre të përditshme u arrit të kuptohet se personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës ende vazhdojnë të trajtohen ndryshe nga të tjerët, dhe si rrjedhojë ata ende vazhdojnë të diskriminohen në forma të ndryshme”, ka shkruar “Handikos”./OxygenPress.info