Diskutohet për hartimin e ligjit për teatro

0
55

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar grupin punues për hartimin e ligjit për teatrot, me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e procesit, përmbajtjen që do të ketë ligji dhe si do të ndikojë ai në përmirësimin e funksionimit të teatrove nëpër qytetet e Kosovës, shkruan OxygenPress.

MKRS njofton se Gashi ka ofruar mbështetje të plotë për grupin punues në hartimin e ligjit.

Komunave t’i mundësohet ndarja e mjeteve të nevojshme për teatrot e tyre si dhe të angazhohen aktorët e qyteteve në këto teatro”, ka thënë ministri.

Gashi konsideroi se viti 2019 do të jetë viti i kthesës së madhe për teatro, që sipas tij janë institucione të cilat nuk kanë pasur trajtim dhe mbështetje me dinjitet nga komunat e Kosovës.

E grupi punues thanë se do të hartojnë një ligj i cili do të jetë një politikë e zbatueshme dhe që do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe ngritjen e vlerave të mirëfillta./OxygenPress.info