Përgjysmohet prodhimi i vajit të ullirit në 2018

0
63

Prodhimi i vajit të ullirit në Itali ka rënë me 57% në vitin 2018, duke e bërë këtë një prej viteve më të këqija në histori, për shkak të kushteve meteorologjike, njoftoi sot instituti italian “Ismea”.

“Prodhimi ka arritur 185 000 tonë, kundrejt 429 000 në vitin 2017”, theksoi ky institut publik i shërbimeve për tregun rajonal dhe ushqimor në një komunikatë duke shtuar se është nën vlerësimet paraprake që ishin gjithashtu pak optimiste dhe që parashikonin 265 000 tonë.

Rajoni kryesor i prekur, Pulja (jug), që e vetme përbën gjysmën e prodhimit italian të këtij produkti, regjistroi një rënie me rreth 65% për shkak të ngricave dhe të baktereve që kanë prekur ullinjtë./Atsh/OxygenPress.info