Zbulohet vrima e zezë, mësoni se çfarë thonë shkenctarët për të

0
394

Astronomët japonezë besojnë se kanë zbuluar një vrimë të zezë në qendër të universit tonë dhe siç thonë ata, po veprojnë pikërisht ashtu siç prisnin.

Sipas tyre kjo vrimë të madhe të zezë që endet rreth galaktikës tonë – Rrugës së Qumështit –  mund ta gëlltisë Tokën.

Një ekip shkencëtarësh beson se ‘bisha’ e errët është një “lidhje që mungon” midis vrimës supermasive në qendrën e galaktikës sonë dhe objekteve më të vogla që formohen pas zhdukjes së yjeve.

Shkencëtarët nuk mund ta shohin vrimën e zezë me teleskopë normalë, pasi ato kanë fuqi të tillë graviteti, të cilës as drita nuk mund t’i shpëtojë.

“Ne raportojmë për zbulimin e rrjedhjes së gazit molekular rreth një objekti masiv të paparë në rajonin qendror të galaktikës sonë,” shkruajnë shkencëtarët, duke shtuar se hulumtimi i tyre tregon dëshmi të drejtpërdrejta për vrimën e zezë në qendër të galaktikës.