Skriniar i qëndron besnik Interit, do ta vazhdojë kontratën

0
35

Milan Skriniar paralajmëron rinovimin e kontratës me Interin. Mbrojtësi zikaltër në një intervistë të dhënë është shprehur se shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin deri në 2023. Skriniar është shprehur se të gjithë e dinë dëshirën e tij, ndaj nënshkrimi i kontratës është çështje kohe.

“Të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj tek Interi. Unë dhe menaxheri im jemi duke biseduar me drejtuesit e klubit dhe mund t’ju them se jemi shumë pranë akordit”, theksoi Skriniar. “Nuk mund të them një datë ose periudhe fikse se kur mund të vijë zyrtarizimi, por do të gjejmë momentin e duhur”.

Skriniar aktualisht paguhet 2.5 milionë euro në vit, derisa paga e tij pritet të shkojë deri në 4 milionë me marrëveshjen e re./OxygenPress.info