Arineta Mula arrin majën Aconcagua për pesë ditë

0
108

Për të arritur në majën e Amerikës Jugore, Aconcagua 6952 m, parashihet për 12 ditë, mirëpo ajo këtë maje e kaloi për pesë ditë.

Arineta Mula, vajza nga Peja, ka njoftuar përmes rrjetit social facebook, ngjitjen në këtë maje, duke shtuar se ishte më e vështira për të, shkruan OxygenPress.

“Ngjitjen e realizova pa udheheqës malor ose grupe: mungesa guides nënkupton ushqimin e pergadit vet, boren e shkrin për ujë, çadren, akomodimi, gjendja fizike dhe mendore është përgjegjësi e jotja dhe në momentet ma të vështira je vet. Si e para grua nga vendi im që ngjita Aconcagua, ishte ma e vështira deri tash”, tha ajo.

Deri më tani Mula është ngjitur në pesë majat më të larta. Thotë se prej shtatë majave më të larta në shtatë kontinente i kanë mbetur edhe dy. /OxygenPress.info