Trepça nuk prodhon vetëm ari por edhe argjend!

0
97

Pas suksesit të Majlinda Kelmendit, e cila fitoi medaljen e artë në GrandPrix që po zhvillohet në Tel Aviv, edhe Loriana Kuka i ka siguruar një medalje Kosovës.

Xhudistja jonë siguroi medaljen e argjendtë, duke u mposhtur në finale me shënim të artë nga sllovenja, Klara Apotekar, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Loriana kështu siguroi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Medaljeve të Kelmendit dhe Kukës sigurisht iu është gëzuar tejet mase njeriu i cili poashtu ka merita të mëdha për këto sukses, trajneri Driton Kuka.

Kuka është ndarë tejet i kënaqur duke shkruar se Loriana fitoi medaljen e argjendtë por pati shkëlqim të artë dhe se “Trepça nuk prodhon vetëm ari por edhe argjend”.