Sot mot i ftohtë

0
39

Sot parashihet të mbajë mot i ftohtë, me erë dhe me të reshura bore.

Prishtina Weather njofton se reshjet e borës pritet të jenë më intensive në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Reshjet e borës me intensitet më të dobët do të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës, e më pas pritet të pushojnë.

Temperaturat do të luhaten nga -3C deri në 0C. Gjatë ditës era do të fryejë fuqishëm nga verilindja 7-15m/s (25-60km/h). Për shkak të erës temperatura e ndjeshme (windchilli) do të jetë -7C deri -12C. Deri të shtunën erërat pritet të humbasin fuqinë.

Për shkak se reshjet do të shoqërohen edhe me borë, vende-vende do të ketë grumbullime më të mëdha të borës.

Trashësia e borës mund të arrijë në 20-30cm, e në vise malore edhe deri në 50cm./OxygenPress.info