“Koha e pelikulës” në Kosovë

0
34

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së kinemasë shqiptare, Xhanfise Keko, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, u shfaq premierë filmi dokumentar “Koha e pelikulës” i regjisorit Mevlan Shanaj.

Filmi i dedikohet artistes që ia kushtoi krijimtarinë botës së madhe, të fëmijëve të vegjël, përcjell OxygenPress.

Dokumentari kushtuar Xhafise Kekos “Koha e pelikulës” është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj “Ditët e jetës sime”, kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël “Teta Xhano”.

Organizuar në skenar nga Natasha Lako, brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog.

“Zonja e madhe e filmit shqiptar” më 4 janar mbushi 90 vjet./OxygenPress.info