Këshilltarët e NALT-it përfundojnë mandatin, FSK u ndan mirënjohje

0
141

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral major Gëzim Hazrolli, priti në takim lamtumirës këshilltarët e NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në FSK).

Nënkolonelin Paul Groteluschen (SHBA), këshilltar i lartë për Strategji dhe Plane dhe kolonelin Bars Baglan (Turqi), këshilltar i lartë për Operacione, i nderoi me mirënjohje, për shërbimin e tyre në Kosovë, që nga viti i kaluar, në cilësinë e këshilltarëve të lartë për FSK-në.

Gjeneral Hazrolli iu dha mirënjohje nënkolonelit Paul Groteluschen dhe kolonelit Bars Baglan për shërbim të lartë dhe kontribut të veçantë gjatë punës tyre njëvjeçare në Kosovë.