Zbulohen në deltën e Nilit varre mbi 5000 vjeçare

0
38

Arkeologët kanë zbuluar varre antike egjiptiane në rajonin e deltës së lumit Nil, ku mendohet si disa prej tyre janë të paktën 5000 vite të vjetër, tha Ministria egjiptiane e Antikitetit.

Rreth 20 varre që datojnë që nga periudha para krijimit të dinastive (para viteve 3100 para K.) u zbuluan në zonën Kom Al Kholgan, rreth 140 kilometra në veri të Kajros, mes provincave Al Sharqiya dhe Daqahliya.

Këto zona përmbajnë skelete që ishin vendosur në pozicion të ulur.

Ndërsa disa varre të tjera datojnë në Periudhën e Dytë të Mesme (1782-1570 para Krishtit).

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se varret përmbajnë mbetje kafshësh dhe enë qeramike të zezë, përcjell Atsh.

Egjipti ka rritur muajt e fundit njoftimet për zbulime antike, në përpjekje që të rigjallërojë industrinë e turizmit të dëmtuar ndjeshëm nga protestat e dhunshme të vitit 2011 dhe sulmet terroriste, që është gjithashtu një burim kryesor për të ardhurat kombëtare.