Neni 2
Përkufizime
- Në këtë Ligj shprehjet/fjalët kanë këtë kuptim:
1.1. “Paga bazë”, është komponenti kryesor apo i vetëm i pagës, që i përgjigjet nivelit të kompleksitetit të funksionit, pozitës apo gradës dhe nivelit të kualifikimit të kërkuar për atë funksion, pozitë apo gradë. Kompleksiteti është rezultat i kombinuar i përgjegjësisë, rëndësisë dhe lirisë të vendimarrjes, vështirësisë dhe rrezikshmërisë në kryerjen e detyrave në atë funksion, pozitë apo grade, si dhe kufizimeve që shoqërojnë punën;
1.2.“Shpërblim”, është një pagesë për një punë të kryer nga anëtari i një organi kolegjial me kohë jo të plotë;
1.3.“Grupi i pagës”, përbëhet nga grup funksionesh, pozitash apo gradash me nivel të njëjtë apo pothuajse të njëjtë kompleksiteti, që përfitojnë të njëjtën pagë bazë;
1.4.Shprehjet “funksionar”, “funksionar me satus të posaçëm”, “zyrtar publik” “nëpunës civil”, “nëpunës i shërbimit publik”, “nëpunës kabineti”, “nëpunës administrativ-teknik”, në këtë Ligj kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në Ligjin për Zyrtarin Publik në Republikën e Kosovës.
Neni 3
Parimet e sistemit të pagave
- Pagat bazohen në parimet e përcaktuara me këtë Ligj, si vijon:
1.1. parimi i pagës së barabartë – nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme;
1.2. parimi i transparencës – nënkupton që niveli i pagës është transparent;
1.3. parimi i ligjshmërisë – nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen në pajtim me këtë Ligj;
1.4. parimi i mosdiskriminimit – nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.
KAPITULLI II
PAGAT E FUNKSIONARËVE
Neni 4
Paga e funksionarit
- Funksionari dhe funksionari me status të posaçëm (në vijim: funksionari) përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë për funksionin apo gradën përkatëse.
- Paga bazë për funksionarin përcaktohet për çdo funksion apo gradë sipas grupit të pagës në pajtim me Shtojca nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.
- Funksionari nuk perfiton shtesa të tjera mbi pagën bazë. Përjashtimisht, paga fikse e disa funksionarëve përbëhet nga paga baze dhe shtesa e posaçme, të përcaktuar në pajtim me nenin 6 të këtij Ligji.
Neni 5
Shpërblimi i funksionarëve me kohë të pjesshme
- Anëtarët e organeve drejtuese (këshilla, borde, komisione), të tipit kolegjial, të institucioneve kushtetuese, të agjencive të pavarura dhe të institutioneve të sistemit të drejtësisë, të krijuara me ligj, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë dhe nuk përmenden shprehimisht në Shtojcën nr.1, shpërblehen në masën 20 për qind të pagës së kryetarit të organit kolegjial me kohë të plotë.
- Në rastin kur edhe kryetari i organit drejtues është me kohë të pjesshme, atëherë shpërblimi i tij, si dhe shpërblimi i anëtarëve të organit drejtues janë në masën 30 për qind për kryetarin dhe 20 për qind për anëtarët, të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit.
- Shpërblimi i parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni përfitohet çdo muaj, me kusht pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial, jo më pak se një herë në muaj, dhe për çdo mbledhje të organit kolegjial, me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur ky organ mblidhet më rrallë se një herë në muaj.
- Kryetarët, anëtarët dhe punonjësit e tjerë të institucionit, në marrëdhënie pune me kohë të plotë, nuk përfitojnë shpërblimin e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, për pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial.
Neni 6
Shtesa të posaçme për disa funksionarë
- Përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë, këta funksionarë dhe në këtë masë:
1.1. Deputetët, si anëtarë të komisioneve parlamentare. Shtesa e posaçme është deri në masën 10% si kryetar i komisionit dhe deri në 8% për anëtarët e komisionit parlamentar. Shtesa është e njëhershme, pavarsisht nëse deputetët janë kryetar , përkatësisht anëtarë në më shumë se dy komisione. Shtesa përfitohet çdo muaj, me kusht pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit, jo më pak se një herë në muaj, dhe për çdo mbledhje të komisionit , me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur komisionet mblidhen më rrallë se një herë në muaj.
KAPITULLI III
PAGA E NËPUNËSIT TË KABINETIT
Neni 7
Paga e nëpunësit të Kabinetit
- Nëpunësi i Kabinetit përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë.
- Paga bazë për çdo emërtesë të nëpunësit të Kabinetit përcaktohet sipas grupit të pagës në pajtim me Shtojcën nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.
- Nëpunësi i Kabinetit nuk perfiton shtesa mbi pagën bazë.
KAPITULLI IV
PAGA E NËPUNËSIT CIVIL
Neni 8
Paga e nëpunësit civil
- Paga e nëpunësit civil përbëhet nga:
- paga bazë;
- shtesa për kushte tregu;
- shtesa e performancës;
- shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas Nenit 12 më poshte të ketij Ligji;
- shtesa për punë jashtë orarit/kohës normale të punës.
Neni 9
Paga bazë e nëpunësit civil
- Paga bazë e nëpunësit civil është ajo pjesë e pagës që përfiton nëpunësi civil për punën e kryer në një pozitë të caktuar apo për një gradë të caktuar.
- Paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket klasa përkatëse e Shërbimit Civil sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.
- Në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas Ligjit për zyrtarin publik zbatohet sistemi i gradave personale, paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket grada, sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.
- Klasifikimi i një pozite të caktuar pune sipas paragrafit 2 të këtij neni përcaktohet në rregulloren e organizimit të brendshëm të institucionit të miratuar sipas Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Publike, në bazë të rregullave të vlerësimit dhe klasifikimit të pozitave të punës.
- Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, me akt nënligjor, miraton :
- përshkrimin e përgjithshëm të punës për çdo klasë të Shërbimit Civil;
- emërtesat e pozitave, që mund të përdoren për secilën klasë;
5.3. rregullat dhe metodologjinë për vlerësimin dhe klasifikimin e një pozite të caktuar të punës , dhe
5.4. ekuivalencën e pozitës me gradën në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas ligjit zbatohet sistemi i gradave personale.
Korniza e Pozitave në Administratën Publike | ||||
Grupi i Pozitave | Titulli i Pozitës | Nëngrupi i Pozitave | Koeficienti | Institucioni/Fusha e zbatimit |
A | President i Kosovës | A1 | 12.00 | |
Kryetar i Kuvendit të Kosovës | A2 | 10.00 | ||
Kryeministër i Kosovës | ||||
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese | ||||
Kryetar i Gjykatës Supreme | A3 | 9.00 | ||
Kryeprokuror i Shtetit | ||||
Kryetar i Këshillit Gjyqësor | ||||
Kryetari Këshillit Prokurorial | ||||
Avokat i Popullit | A4 | 8.00 | ||
Nënkryetar i Kuvendit | ||||
Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale | ||||
Zëvendëskryeministër | ||||
Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese | ||||
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës | A5 | 7.50 | ||
Deputet | ||||
Drejtor i Agjencisë se Inteligjencës | ||||
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit | ||||
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese | ||||
Gjyqtar i Gjykatës Supreme | ||||
Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit | ||||
Kryetar i Dhomës së Posaçme | ||||
Kryetar i Gjykatës së Apelit | ||||
Ministër | ||||
Prokuror në Prokurorin Speciale | ||||
Prokuror në Prokurorinë e Shtetit | ||||
Zëvendës Kryeprokuror Special | ||||
Komandat i FSK-së/Gjeneral Lejtnant | A6 | 7.00 | ||
Kryetar i Kryeqytetit | ||||
Gjyqtarë i Gjykatës së Apelit | A7 | 6.50 | ||
Gjeneral Major në FSK | ||||
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore | ||||
Kryetar i Gjykatës Themelore | ||||
Prokuror në Prokurorinë e Apelit | ||||
Gjyqtar i Gjykatës Themelore për Krime të Rënda | A8 | 6.00 | ||
Gjyqtarë Mbikëqyrës në Dege e Gjykatës Themelore | ||||
Prokuror i Prokurorisë Themelore për Krime të Rënda | ||||
Kryetar i Komunës 1 | Në Komuna me 41, 35,31 Këshilltar Komunal | |||
Zëvendësministër | ||||
Kryetar i Organit Kolegjial | A9 | 5.50 | Në Institucione të Pavarura, Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. | |
Prokuror i Prokurorisë Themelore | ||||
Gjyqtar i Gjykatës Themelore | ||||
Gjeneral Brigade në FSK | ||||
Kryetar i Komunës 2 | Në Komuna me nën 31 Këshilltar Komunal | |||
Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës | ||||
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media | ||||
Shef i Stafit të Kabinetit | Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e Kryeministrit | |||
Këshilltar i Lartë Politik 1 | Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e Kryeministrit | |||
Kryetar/Anëtar i Rregullt i Akademisë së Shkencave | ||||
Anëtarë i Organeve Kolegjiale | A10 | 5.00 | Në Institucione të Pavarura, Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. | |
Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve | ||||
Zëvendës Avokat i Popullit | ||||
Ambasador | Në Diplomaci | |||
Këshilltar Juridik | Në Gjykatën Kushtetuese | |||
Kolonel në FSK | ||||
Zëvendësshef i Kabinetit | Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit | |||
Gjyqtar për Kundërvajtje | ||||
Anëtar me Korrespodencë i Akademisë së Shkencave | A11 | 4.50 | ||
Këshilltar Politik 1 | Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit | |||
Këshilltar i Lartë Politik 2 | Në Ministri | |||
Nënkolonel në FSK | ||||
Major në FSK | A12 | 4.20 | ||
Këshilltar Politik 2 | A13 | 4.00 | Në Ministri dhe Institucione Kushtetuese | |
Drejtor i Drejtorisë Komunale | A14 | 3.65 | ||
Kapiten në FSK | ||||
Rreshter i parë në FSK | ||||
Nënkryetar i Komunës | ||||
Kryesues i Kuvendit Komunal | ||||
Rreshter Major në FSK | A15 | 3.30 | ||
Toger në FSK | ||||
Zëvendës Kryesues i Kuvendit Komunal | A16 | 3.00 | ||
Kapter në FSK | ||||
Nëntoger në FSK | ||||
Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës | A17 | 2.00 | Në Komuna | |
Rreshter në FSK | ||||
Tetar në FSK | A18 | 1.90 | ||
Anëtar i Kuvendit Komunal | A19 | 1.70 | Në Komuna | |
Ushtar në FSK | A20 | 1.60 | ||
Rekrut në FSK | A21 | 1.00 | ||
B | Drejtues i Lartë 1 | B1 | 6.00 | Në Shërbimin Civil |
Drejtues i Lartë 2 | B2 | 5.70 | Në Shërbimin Civil | |
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 1 | Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së | |||
Drejtues i Lartë 3 | B3 | 5.30 | Në Shërbimin Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike | |
Drejtor i Drejtoratit në MFSK | ||||
Zëvendësdrejtor i AKI-së | ||||
Zëvendës Auditor i Përgjithshëm | ||||
Kolonel në PK | B4 | 5.00 | Polici | |
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 2 | B5 | 4.70 | Drejtor QKUSK; Drejtor QKUK; Drejtor i IKSHP; Drejtor i QKTGJ; Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm. | |
Ndihmës i Auditorit të Përgjithshëm | B6 | 4.50 | Zyra e Auditorit të Përgjithshëm | |
Drejtues i Lartë 5 | Në Shërbimin Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike | |||
Nënkolonel në PK | B7 | 4.30 | Polici | |
c | Drejtues në Shëndetësi 1 | C1 | 4.20 | Drejtor i Klinikave; Drejtor I QKMF; Drejtor i Q. M. Punës; Drejtor i Q. M. Sportive; Drejtor i Q. Telemjekësisë; Drejtor i Qendrës Shtime; Instituteve Shëndetësore. |
Drejtues në Shëndetësi 2 | C2 | 4.10 | Udhëheqës në Qendrat (Qendra e Ortoprotetikës) QKUK; Barnatore Qendrore QKUK; Reparte dhe Shërbime tjera Shëndetësore në QKUK; Udhëheqës i qendrave regjionale, Departamenteve në IKSHP. | |
Drejtor i Instituteve Hulumtuese – Shkencore | C3 | 3.65 | Instituti Albanologjik; Instituti i Historisë; Instituti Bujqësor i Kosovës; Instituti i Shëndetit Publik; Instituti Pedagogjik i Kosovës; etj. | |
Major në PK | Polici | |||
Drejtues i Mesëm 1 | Drejtor i Departamentit në Shërbimin Civil | |||
Drejtues i Mesëm 2 | C4 | 3.40 | Në Shërbimin Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike | |
Udhëheqës i sektorit/njësisë | C5 | 2.70 | Në Shërbimin Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike | |
Drejtues i Ulët 1 | ||||
Drejtor i Shkollës së Mesme | C6 | 2.50 | Në Shërbimin Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike | |
Drejtues i Ulët 2 | ||||
Drejtor i Shkollës Speciale | C7 | 2.35 | ||
Drejtor i Shkollës Fillore | ||||
Zëvendësdrejtor i Shkollës | C8 | 2.30 | Shkollës së Mesme, Fillore, Parashkollor | |
Drejtor i Institucioneve Parashkollore | ||||
Shef Sektori/Njësisë | Polici, Doganë, ATK | |||
Kapiten në PK | Në Polici | |||
Komandant i Zjarrfikësve | ||||
Kryepunëtor | C9 | 2.15 | Shëndetësi dhe institucioneve te tjera | |
Toger në PK | Në Polici | |||
Udhëheqës i stafit Administrativ Teknik | C10 | 2.00 | ||
D | Profesor i Rregullt, Profesor Emeritus, Këshilltar Shkencor | D1 | 5.50 | Ushtrimi i pozitave si Rektor, Prorektor, Dekan, Prodekan kompensohen me shtesë funksionale |
Profesor i Asocuar | D2 | 5.00 | ||
Profesor Asistent, Bashkëpunëtor Shkencor | D3 | 4.50 | ||
Ligjërues në Universitet | D4 | 4.20 | ||
Mjek Specialist | D5 | 4.00 | Ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita ngjashme në shëndetësi, në institucionet Shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës. | |
Ministër Këshilltar | D6 | 3.70 | Në Diplomaci | |
Lektor në Universitet | D7 | 3.30 | ||
Asistent në Universitet | ||||
Hulumtues i Pavarur | Hulumtues në Institute Shkencore | |||
Mjek në Specializim | Në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës | |||
Asistent i Ri në Universitet | D8 | 3.00 | ||
Këshilltar Diplomatik | Në Diplomaci | |||
Mjek i Përgjithshëm | Ne institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës | |||
Farmacist | Farmacist i diplomuar, në institucionet Shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës | |||
Ekzekutiv Profesional 1 | D9 | 2.70 | Pozitat profesionale të veçanta në Institucionet Kushtetuese dhe të Agjencitë e Pavarura | |
Ekzekutiv Profesional 2 | D10 | 2.55 | Pozitat profesionale të veçanta në Institucionet Kushtetuese, Agjencitë e Pavarura dhe Administratën Shtetërore | |
Konsull | Në Diplomaci | |||
Sekretar i parë i Ambasadës | Në Diplomaci | |||
Sekretar i dytë i Ambasadës | Në Diplomaci | |||
Zëvendës Konsull | D11 | 2.50 | Në Diplomaci | |
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 1 | Në Institucionet Kulturore-Artistike | |||
Doganier 1 | D12 | 2.30 | ||
Ekzekutiv Profesional 3 | D13 | 2.15 | Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike | |
Sekretar i tretë i Ambasadës | Në Diplomaci | |||
Atashe në Ambasadë | Në Diplomaci | |||
Mësimdhënës në Shkollë të Mesme | ||||
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 2 | Në Institucionet Kulturore-Artistike | |||
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 1 | Ne institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës | |||
Doganier 2 | ||||
Ekzekutiv Profesional 4 | D14 | 1.95 | Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike | |
Mësimdhënës në Shkollë Fillore | ||||
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 2 | Ne institucionet Shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës;Teknik i Autopsisë | |||
Pedagog/Psikolog | Në arsimin parauniversitar | |||
Rreshter në PK | D15 | 1.90 | Ne polici | |
Edukator 3 | ||||
Sekretar i Shkollës | Në shkollat e mesme dhe fillore | |||
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 3 | Ne institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës | |||
Instruktor në Qendrat e Kompetencës | ||||
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 3 | D16 | 1.80 | Në Institucionet Kulturore-Artistike | |
Mësimdhënës në Institucionet Parashkollore | ||||
Ekzekutiv Profesional 5 | D17 | 1.70 | Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike | |
Edukator 2 | ||||
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 4 | Ne institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës,Teknik i Farmacisë | |||
Zjarrfikës 1 | ||||
Ekzekutiv Profesional 5 | D18 | 1.65 | Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike | |
Polic i Lartë në PK | Në Polici | |||
Edukator 1 | D19 | 1.60 | ||
Teknik i Farmacist | ||||
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 4 | Në Institucionet Kulturore-Artistike | |||
Zjarrfikës 2 | ||||
Ekzekutiv Profesional 6 | D20 | 1.45 | Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike | |
Asistent i infermierisë | ||||
Zjarrfikës 3 | ||||
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 5 | D21 | 1.40 | Në Institucionet Kulturore-Artistike | |
Zjarrfikës 4 | D22 | 1.35 | ||
Polic i Ri | Në Polici | |||
E | Administrativ Teknik 1 | E1 | 1.60 | Në kabinetet politike |
Administrativ Teknik 2 | E2 | 1.40 | Në të gjitha institucionet e administratës publike | |
Stafi Teknik 1 | ||||
Stafi Teknik 2 | E3 | 1.25 | Në të gjitha institucionet e administratës publike | |
Stafi Teknik 3 | E4 | 1.00 | Në të gjitha institucionet e administratës publike |