Zyrtarizohen emërimi i ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të FSK-së

0
50

Pas votimit të tri projektligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrimit nga Presidenti Hashim Thaçi, si dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare, më 21 janar 2019, solemnisht u bë zyrtarizmi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe procesi i tranzicionit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së.

Kryeministri i Kosovës me vendimin e nxjerrë më datë 17 janar 2019, ka emëruar Ministër të Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Vendim ka hy në fuqi më 20 janar 2019, njofton ministria.

Po ashtu edhe Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar zyrtarisht Komandant të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me mandat 5 vjeçar, përcjell OxygenPress.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u betua para Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi,  se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës.  /OxygenPress.info