Kjo është ministria e re e kulturës në Suedi

0
109

Amanda Lind është ministrja më e re në qeverinë suedeze. Ajo bie në sy jo vetëm me stilin dreadlocks të flokëve. Ajo dëshiron të punojë me pasion për kulturën dhe premton se do të angazhohet që media e pavarura të jenë edhe më të pavarura dhe të forcohet gazetaria hulumtuese. Ajo po ashtu pëlqen t’i bie fyllit, shkruan OxygenPress.

Shumica e anëtarëve  të qeverisë janë gra. E lindur në vitin 1980, ajo është psikologe me profesion.

Po këtë moshë ka edhe ministria për barazi gjinore Asa Lindhagen. Ministri më i moshuar është ish-ambasadori i Suedizë në OKB, Hans Dahlgren, 70 vjecar. Ai do të jetë ministër për Evropë. Ministre e Jashtme mbetet Margot Ëallstrom, Magdalena Andersson do të vazhdojë të drejtojë ministrinë e Financave, ndërsa, Morgan Johansson do të udhëheq drejtësinë./OxygenPress.info