Çfarë ka ndodhur më 23 janar?

0
94
638 – Fillon kalendari Islamik ose Kalendari Mysliman apo Kalendari Hixhri – kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në vit me 354 ose 355 ditë. Kalendari Mysliman është përdorur për ngjarje dhe data në shumë vende myslimane (njëkohësisht me kalendarin gregorian), dhe përdoret nga muslimanët kudo për të përcaktuar ditët e duhura për të vëzhguar festat si Ramazani, për të marrë pjesë në Haxhillëk, dhe për festat e tjera islame. Viti i parë i këtij kalendari filloi të numërohet më 622 të kalendarit Gregorian, viti kur Profetit Muhamed shkoi nga Meka në Medinë, ngjarje e njohur si Hixhret; 2014 është viti 1435 AH (latinisht Anno Hegirae – Viti i Hixhreti).
1492 – “Pentateuku” (libri i shenjtë hebraik) shtypet për herë të parë. Pentateuku, i njohur edhe si Pesë Librat e Moisiut,- pjesa e parë e Biblës hebraike – Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Përtërirë. Në judaizëm, ky libër është quajtur “Torah”, pjesa e parë e Biblës së plotë hebraike “Tanah”, ndërsa për të krishterët, është pjesa e parë e Dhjatës së Vjetër.
1546 – Pas një heshtjeje prej 11 vjetësh, Fransua Rabelais publikon librin Gargantua dhe Pantagruel. François Rabelais (1483 – 1553) – ishte rilindas francez – mjek humanist, murg dhe dijetar – historikisht konsiderohet si eseist, poet, satirist, humorist, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore dhe themelues i letërsisë moderne evropiane.
1656 – Blaise Pascal – filozof dhe teolog francez – publikon letrën e parë Provinciale. Letrat Proviniale janë një seri prej 18 letrash të shkruara nga Paskali, botuar nën pseudonimin Louis de Montalte. Letrat Provinciale u shkruan në kohën e polemikave midis Jansenistëve dhe Jezuitëve, dhe Paskali merr në mbrojtje mikun e tij, jansenistin Antoine Arnaud, i cili në vitin 1656 u dënua nga Fakulteti Teologjik i Sorbonës për pikëpamje heretike. Letra e parë mban datën 23 janar 1656 dhe e tetëmbëdhjeta 24 mars 1657. Përfundimisht, Paskali e humbi agumentin dhe jansenistet u shpallën heretikë.
1849 – Elizabeth Blackwell bëhet gruaja e parë mjeke në SHBA. Elizabeth punoi në klinika në Londër e Paris për dy vjet. Gjatë punës ajo u infektua dhe humbi shikimin në njërin sy; u kthye në Nju Jork më 1851, duke hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë kirurge. Ajo mbështetI arsimin mjekësor për gratë dhe ndihmoi karrierën e shumë të tjerave. Më 1857, Elizabeth krijoi ambulancat e para në Nju Jork dhe botoi disa libra të rëndësishëm mbi çështjen e grave në mjekësi.
1911 – Akademia Franceze e Shkencave (e përbërë vetëm nga burra) kundërshton pranimin si anëtare të saj, fituesen e Çmimit Nobel, Marie Curie; fizikante polake – franceze e natyralizuar – kimiste – gruaja e parë e nderuar me çmimin Nobel; gruaja e parë profesore në Universitetin e Parisit, dhe në vitin 1995, gruaja e parë që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris.