Kur do të ndodh shkatërrimi i botës?

0
273

Shkencëtari Marcelo Diskonzi nga Universiteti i Vanderbilt argumenton se “Big Rip” mund të ndodhë në një kohë kur energjia e errët bëhet më e fortë se graviteti, dhe arrin një pikë kur mund të ndajë atomet.

Teoria e “pushimit të madh”, thotë se në një kohë mund të vijnë në një pikë në të cilën gjithësia është “thyer” dhe do të shkatërrohet çdo gjë.

Ky model është i bazuar në idenë se nëse universi vazhdon të përshpejtojë zgjerimin e tij, në fund do të vijë në momentin në të cilin të gjitha forcat që e mbajnë atë së bashku, do të mposhten nga energjia e errët.

Nëse kjo teori është e saktë, në të ardhmen e largët mund të ndodhë momenti kur gjithçka që është në Tokë do të shkatërrohet. Forcat atomike dhe molekulare do të ndahen, elektronet do të ndahen nga atomet – dhe kjo është e gjitha pas 22 miliardë vjetësh.

Kjo është një forcë misterioze, e cila përbën 68 për qind të energjisë së universit. Nëse dobësohen graviteti, forcat elektromagnetike dhe fuqia nukleare, gjithësia do të shkatërrohet.