Çfarë ka ndodhur më 22 janar?

0
65

1881 – Obelisku i lashtë egjiptian “Gjilpëra e Kleopatrës” ri-ngrihet në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Gjilpëra e Kleopatrës është emri i njohur për secilin nga tre obeliskët e lashtë të shkulur nga Egjipti the të ri-ngritur në Londër, Paris dhe Nju Jork gjatë shekullit XIX. Edhe pse Obeliskët quhen ‘Gjilpërat e Kleopatrës” ata nuk kanë asnjë lidhje me Mbretëreshën Kleopatra VII të Egjiptit, pasi kanë qenë në ekzistencë mbi një mijë vjet para saj.

1914 – Vlorë – Qeveria e përkohëshme e Shqipërisë heq dorë nga pushteti dhe ia dorëzon atë Komisionit Ndërkomëtar të Kontrollit për të qeverisur vendin deri në arritjen e princ Vidit. Ismail Qemali, ish-kryetari i qeverisë, bëhet gati të vetë-mërgojë në Francë. Menjëherë, Komisioni i Kontrollit e fton Esad Pashë Toptanin të ndjekë shembullin e Ismail Qemalit, por Esadi nuk pranon.

1976 – Në Bejrut grabitet Banka britanike e Lindjes së Mesme, e cila mendohet se humbi rreth 25 milionë stërlina, shumë sot e barabartë me 100 milionë. Grabitja u krye nga PLO (Oragnizata për Çlirimin e Palestinës).

1987 – SHBA – Politikani nga Pennsylvania R. Budd Dëyer vret veten gjatë një konference shtypi në television. Kjo ngjarje çoi në debate mbi kufijtë në gazetari, dhe se jo çdo pamje është e transmetueshme. Në vitin 1986, Dëyer ishte dënuar për marrje ryshfeti nga një firmë në Kaliforni. Gjatë gjyqit, si dhe pas dënimit, ai pohoi se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ishin të sajuara. Masa e dënimit ishte planifikuar të shpallej nga gjykatësi më 23 janar, një ditë pas vetëvrasjes./OxygenPress.info