Sot është dita e Martin Luther King

0
238
BEE369 Minister Martin Luther King, Jr. preaching at an event

“Martin Luther King Jr Day” u krijua nga presidenti Reagan në vitin 1983.

Dita e vrasjes së tij në vitin 1968 kishte mbetur një pjesë e rëndësishme e kulturës amerikane.

Në ditën e Martin Luther King njerëzit mblidhen për të festuar punën që bëri, dhe njerëzit që ai ngriti përmes protestave të qëndrueshme, paqësore dhe aktivizmit.

Si të festoni Ditën e Martin Luther King?

Festimi i “Martin Luther King Jr Day” bëhet më së miri duke vazhduar punën e tij, kryerjen e akteve të shërbimit ndaj komunitetit tuaj, fqinjëve, dhe kombit tuaj.

Merrni pjesë në paradë dhe qëndroni krah për krah me ata që ende luftojnë për barazi të vërtetë sot, ose vizitoni një muze dhe mësoni më shumë për atë që ai e realizoi në jetën e tij.

Martin Luther King ishte një amerikan klerik, aktivist dhe udhëheqës i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.

Martin Luther King njihet si krye-zëdhënsi dhe mbështetësi i aktivizmit dhe i protestave paqësore të Lëvizjes së tij për të Drejtat Civile në këtë vend dhe në mbarë botën, shkruan OxygenPress.

Dr. Martin Luther King u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964, në të njëjtin vit kur presidenti i atëhershëm, Lyndon Johnson, e nënshkroi ligjin për të drejta civile.

King u qëllua për vdekje më 4 prill 1968 në Memfis të shtetit Tenesi, ku kishte shkuar për të mbështetur një protestë të punonjësve afrikano-amerikanë.

Në 28 gusht 1963, në Uashington, Martin Luther King mbajti një fjalim historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara që ne njohim.

“I have a dream” (Unë kam një ëndërr), ishte fraza më e njohur, e një fjalimi të gjatë që denonconte racizmin dhe mungesën e shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane./OxygenPress.info